Flet Hoti: Jemi me ju miq, në ditë të mira dhe të vështira

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se është prekur shumë thellë nga lajmi që një termet e ka goditur Kroacinë.

Ai ka thënë se në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh solidarizim pas tërmetit në Kroaci.

“I prekur thellë nga lajmi që Kroacia është goditur nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në veri të Zagrebit. Në emër timin dhe të Qeverisë shprehi solidarizimin me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe qytetarëve të saj. Jemi me ju, miq, në ditë të mira dhe të vështira”, shkruan Hoti në Facebook.

 

 

Në orët e mëngjesit të ditës së hënë, në Kroaci kanë ndodhur tri tërmete me fuqi relativisht të lartë. Sipas mediave kroate edhe Zagrebi është tronditur  nga dridhjet e tokës, megjithëse epiqendra ishte Petrinja.

Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, tërmeti kishte një magnitude  5.1 ballë të shkallës Rihter.

/RTV-OKARINA/