Një 19 vjeçare solli në jetë dy binjakë me baballarë të ndryshëm, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy persona
19-vjeçarja anonime, nga Minerios në Goias, Brazil, tregoi se bëri një test atësie sepse donte të konfirmonte se kush ishte babai i fëmijëve.
Ajo kishte vendosur të bënte testin sepse pas tetë muajsh kishte dyshime se kush ishte babai.
19-vjeçarja mori ADN-në nga personi që mendonte se ishte babai i fëmijëve, por pas dy testeve, rezultatet dolën pozitive vetëm për njërin prej binjakëve.
Më pas asaj iu kujtua se kishte bërë seks me një burrë tjetër në të njëjtën ditë dhe kur personi i dytë bëri një test, tregoi se ishte babai i binjakut të dytë.
Fenomeni është emërtuar shkencërisht superfekundacion heteroparental.
Duke folur për “Globo’ mjeku i saj Tulio Jorge Franco shpjegoi: “Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë fekondohen nga burra të ndryshëm. Foshnjat ndajnë materialin gjenetik të nënës, por ato rriten në placenta të ndryshme.’
Ai theksoi se rasti është jashtëzakonisht i rrallë, ‘një në një milion’ dhe nuk e kishte menduar se do ta shihte një të tillë në jetën e tij.
Është pohuar se ka vetëm rreth 20 raste të tilla në botë.
Mediat lokale raportuan se fëmijët tani janë 16 muajsh, por Dr Franco foli për rastin vetëm këtë javë. Dhe tani, njëri nga baballarët kujdeset për të dy fëmijët, duke i dhënë mbështetje nënës së tyre.