Djali i gazetarit të mirënjohur Milaim Krasniqi,ka firmosur kontratë profesionale me Ulpianen.

Djali i gazetarit të njohur sportiv Milaim Krasniqi, Erjoni ka nënshkruar kontratë me klubin  Ulpiana
Talenti i futbollit kosovar, Erjon Krasniqi nga sot do të vazhdoi lojën e bukur të futbollit si profesionist.

Lipjanasit vazhdojnë të konsolidojnë ekipin për edicionin e ri në Ligën e Parë me objektivat për t’u rikthyer në Superligë. Duket se me ardhjet e reja do të sillet edhe fryma e re të skuadra, që nuk ia doli të mbijetoi në elitë edicionin e fundit.

Më posht e gjeni njoftimin zyrtar nga klubi i Ulpianës:

“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me talentin Erijon Krasniqi

Në ambientet e klubit Presidenti i KF ULPIANA, Jeton Gashi dhe futbollisti Erjon Krasniqi kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

Kryetari Gashi i dëshirojë mirëseardhje lojtarit Krasniqi ku njëkohësisht i uroj suksese dhe potencoi se ky lojtar do të jetë ndër futbollistët më cilësor në vend dhe rajon në të ardhmen e afërt, pasi që është lojtarë i shkolluar që nga mosha 5 vjeqare dhe ka teknikë të jashtëzakonshme”, ka shkruar KF Ulpiana.

Të kujtojmë se Erjoni tash 19-vjeçar ka kohë që merret me futboll, derisa talenti i tij ishte zbuluar shumë herët. Ai ka qenë edhe pjesë e Kampit të skuadrës së madhe AC Milan, derisa te Ulpiana po shpreson të gjejë hapësira për ta shfaqur talentin e madh që ka.”rtvokarina i deshiron suksese Erjonit.