Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Kryetari Jashari ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës Skenderaj, që nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.
Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, aplikuesi duhet të këtë këto dokumente:
- Kërkesa (merret në sportelin nr.13)
- Fotokopja e letërnjoftimit të prindit
- Dëshmi e vendbanimit të prindit
- Çertifikata e lindjes për fëmijën
- Konfirmimi bankar
Dorëzimi i aplikacioneve do të bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt.
“Bashkë për ardhmerinë tonë!”, shkruan ndër të tjera Jashari në Facebook.
/RTV-Okarina/