Dje, pas shpërthimit që ndodhi në Ferizaj, Albin Kurti ka reaguar me një postim në llogarinë e tij facebook, duke hedhur akuza të rënda për autoritet locale në Ferizaj dhe ato qendrore për mos inspektim të duhur për lokalet.
Ky është reagimi i plotë i Kurtit:
“Një javë pas shpërthimit të bombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një lagjeje private ku mbetën 12 të lënduar, sot morëm lajmin tragjik për shpërthimin e një bombole të ngjashme në Ferizaj, prej ku 15 u dërguan për trajtim në QKUK, kurse tre të tjerë në kujdes intensiv. Uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë e të kthehen te familjarët e tyre me të cilët bashkëndjej në këto momente. Dy shpërthime për një kohë kaq të shkurtër janë alarm për autoritetet lokale dhe qendrore për t’u vënë në krye të detyrës në inspektimin e lokaleve. Këso ngjarje tragjike që janë të shmangshme nuk mund të quhen thjesht fatkeqësi e nuk do të duhej të ndodhnin. Shteti është mbikëqyrje e mirë.”
/RTV-OKARINA/