Agim Bahtiri ngushëllon familjen Sherifi për vdekjen e vajzës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur ngushëllime për familjen e Nazlije Sherifit, e cila ka ndërruar jetë dje,

“Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.” – shkruan ndër të tjera Bahtiri.

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak.

 

 

Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.

Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi. Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen

🙏🙏

AB