Zemaj: S’jemi fajtorë për mungesë të vaksinave, derisa vazhdojmë të mos jemi në OBSH, OKB dhe BE

 

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19 ka thënë  se Kosova mbetet shembull i menaxhimit të pandemisë.

Zemaj tha se Kosova nuk është fajtor për vonesat e furnizimit me vaksina por partnerët që nuk arritën të realizojnë premtimet e tyre.

“Përderisa nuk jemi pjesë e OBSH-së, BE-së dhe OKB-së ne nuk jemi fjatorë që partnerët për furnizim me vaksinë nuk arrijnë të realizojnë premtimet dhe zotimet e veta andaj përpjeket tona nuk janë ndalur asnjëherë”, tha ai.

 

 

“Këto ditë ditë si asnjëherë më parë duhet të ngrisim vigjilencën në mbikqyrjen dhe zbatimin e masave të Qeverisë. Duke marrë për bazë dhe rajoni dhe evropa janë të mbyllur për aktivitetet ekonomike kështu që lutja jonë është në zbatimin dhe ruajtjen e shëndetit të masave që kanë qenë efektive, sidomos izolimi që është marrë praktikë edhe nga vendet e tjera”, tha ai.

/RTV-Okarina/