Besës së Pejës i kërkon falje Ismet Munishi

 

 Dje, Ismet Munishi bëri   shumë deklarata të forta në paraqitjen e tij të parë pas shkarkimit nga Ballkani.

Por përveç shprehjes së mendimeve të tij, ai u përkujdes edhe që t’i kërkoj falje një klubi që ndoshta e ka nënçmuar pak në promon e tij të parë si analist i sportit në ATV

“Kur e kemi bërë reklamën unë e kam lexuar vetëm skenarin, prandaj më duhet të kërkoj falje ndaj Besës sepse ka pasur edhe reagime rreth asaj që kam thënë”

“Kam respekt për klubin e Besës e sidomos për gjeneratën e artë të saj që nën drejtimin e Genc Hoxhës dominoi futbollin kosovar. Haxhi Zeka, vëllezërit Papuqi, Fetim Kasapi, Mensur Duraku e të tjerë kanë qenë futbollistë shumë të mirë, madje unë mendoj se Haxhi Zeka është sulmuesi kosovar më i mirë i pas luftës në Kosovë”

“Ato nuk kanë qenë qëndrimet e mija as në raport me Ballkanin, por as me një skuadër tjetër”- përfundoi trajneri karizmatik.