Më 5 shkurt, mbahet seanca e parë e rigjykimit për rastin e Ivanoviqit

 

Seanca e parë për rastin e rigjykimit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç do të mbahet më 5 shkurt në orën 9:30.

Këtë e ka konfirmuar për portalin serb, “Kosovo Online” avokati Predrag Miljkoviq.

 

 

“Sot, unë mora një thirrje nga gjykatësi Valon Kurtaj për seancën e parë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që do të thotë se gjykata pranoi kërkesën tonë. Kjo është seanca e parë në të cilën të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë,” tha avokati që përfaqëson Nedeljko Spasojeviqin.

/RTV-Okarina/