Qeveria ndan 8 milionë euro për personelin shëndetësor

 

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme nga qeveria e Kosovës është marrë vendim që për personelin shëndetësor të ndahen 8 milionë euro, e të cilat do të jepen në bazë të një kategorizimi.

Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 euro në muaj,

Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 euro në muaj, dhe

Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 euro në muaj.

Ky është postimi i plotë i Armend Zemaj:

“Të nderuar mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor,

Ju falënderoj shumë për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që keni bërë gjatë gjithë kohës, kohës më të rëndë pas çlirimit të vendit tonë, kohën e pandemisë.

 

 

Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësorë, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.

Kjo shtesë vlen për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,

Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe

Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.

Personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe stafi teknik, janë heronjtë e ditëve tona!”

/RTV-Okarina/