Sot shenhet 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Sot, Gjeneral Nuredin Lushtaku së bashku me deputetin e kuvendit Bekim Haxiun dhe miq, bashkëpunëtor të IDEAL-it, shënuan 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,
duke nderuar dhe kujtuar veprën më sublime dhe të pashembull në histori të Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, duke nderuar dhe kujtuar heroizmin e çdo dëshmori dhe martiri të këtij vendi, duke nderuar dhe kujtuar vepren e secilit që u mundua dhe kontribuoj në forma të ndryshme për jetësimin e ëndrrës tonë shekullore
.
Sot, bëmë nderime pranë shtatores të Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin “Adem Jashari” vazhduam në Kompleksin Memorial Adem Jashari dhe përfunduam në Kompleksin Memoria Dëshmorëve në Marinë.
Qofshin përjetësisht të lavdëruar dhe të ndëruar të gjithë ata që u bënë pjesë e themeleve të shtetësisë tonë, qoftë i lartësuar gjaku dhe djersa e çdo atdhetari, qofshin të nderuar dhe lartësuar miqt tonë të përjetshëm të shtetësisë tonë dhe kombit tonë.
Urime Kosovë, urime qytetarë të dashur!
Lavdi për jetë e mot për të gjithë të rënët e kombit Shqiptar që nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari! /Okarina press/