26 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Sot shënohet 26-vjetori i sulmit të dytë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Më 22 janar të vitit 1998, herët në mëngjes, 500 metra larg nga shtëpitë e Kullës së Jasharëve, lëvizën forca serbe duke sulmuar me armë të llojeve të ndryshme.

Pasi komandanti Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, sulmit serb iu përgjigjën Shaban e Hamëz Jashari, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas disa orë luftimesh, forcat serbe u detyruan të tërhiqen dhe kjo ishte hera e dytë që humbën betejën.

Gjatë këtij sulmi kishin mbetur të plagosura Selvete Jashari, vajza e Hamzës, e cila, pas marsit të përjetësisë, do të bëhej dëshmore dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.

 

Sulmet mbi familjen Jashari nuk do të ndaleshin.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998.

Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

 

Shkruan Bekim Jashari ne FB .

 

 

 

Bekim Jashari bashkë me gruan dhe fëmijët vizituam varret e të rënëve dhe vendosem lule te varri i Selvetes

Në 26 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen, bashkë me gruan dhe fëmijët vizituam varret e të rënëve dhe vendosem lule te varri i Selvetes, e cila ishte plagosur gjatë rezistencës që bëri baba Shaban bashkë me Hamëzen, vajzat dhe djemtë e familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.
Nga ky sulm tinëzar ishin plagosur duke ndihmuar babushin Hamëzen, Selvetja dhe Iliriana.
Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.
Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur betejën e radhës, atë të rënies heroike me 5,6 dhe 7 mars 1998.