Arsenali i është kthyer fitoreve në Premier Ligën angleze pas humbjes nga Manchester United.
”Topçinjët” fituan në udhetim te Brentfordi me rezultat 3-0, ku shkëlqeu futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili bëri edhe një asist, shkruan IndeksOnline.
Goli i tij u pranua fal teknologjisë në vijën e portës, pasi topi i goditur nga Saliba nuk shkoi deri në fundin e rrjetës. Arsenali dyfishoi rezultatin me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi në minutën e 28-të pas një asistimi fantastik nga Granit Xhaka.
Transferi i kësaj vere, Fabio Vieira shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit, në minutën e 49-të.
Portugezi shënoi një gol të bukur nga distanca, gjuajtja e të cilit nuk arriti të ndalet as nga portieri kundërshtar.