Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati, u ka kërkuar falje qyetetarëve për disa veprime e premtime që u kanë dhënë qytetarëve përderisa ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kastrati në Prime Time, ka thënë se ishte gabim krahasimi i Kosovës me shtetet si Zvicëra për luftimin e korrupsionit, raporton Gazeta10.
“Për atë që kemi bo sa kemi qenë në VV. I kemi shti me mendu qytetarët me e rritë frustrimin, me u bo lidhje të shkurtra se cilat janë problemet në Kosovë. Nëse ju thua qytetarëve po të mos ishte vjedh në 20 vjet pas luftës këtu do të ishte Zvicër, i kemi mashtru, nuk është e verëtetë, sepse i ka 700 vjet që është e lirë dhe e pavarur. Unë s’po them që na duhet 700 vjet, po 50 – 100 vjet, dhe kemi bërë lidhje të tilla të shkurtra”, ka thënë ai.
Më tej, Kastrati ka thënë se në VV mendësia ka qenë si në tek ritet fetare.
“Këso lidhje kemi pasë edhe për figura të caktuara, pse ai nuk është me ty dhe e krijoje bindjen që ai është tradhtar…Kjo është si në ato ritet fetare që lideri të stërpikë me ujë dhe je i pastër”, ka thënë duke qeshur ai./Gazeta10