Një grua në e cila nuk ka mundur të duronte me kërcënimet dhe sulmet ndaj saj i ka dhënë fund torturave që po përjetonte nga bashkëshorti, 40 vjeçari shqiptar.
Një fqinj që ka dëgjuar viktimën dukë bërë thirrje për ndihmë ka lajmëruar policinë e cila ka arrestuar më pas shqiptarin.
Pasi këtij episodi gruaja mori fëmijët e saj dhe u largua nga shtëpia.
Viktima ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë nga bashkëshortit i saj, i cili vazhdimisht i kthehej i dehur në shtëpi.
40-vjeçari u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Rrethit të Volos, i cili u procedua për tentativë plagosje.
Mirëpo, ai i mohon akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni , pasi gruaja e tij nuk pastron shtëpinë!