Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është hedhur nga një urë me lartësi 10 metra në qytetin e Larisës në Greqi.
Mediet helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa i riu është transportua në spitalin e Larisës më plagë të shumta në të gjithë trupin.
Autoritet greke po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende arsyeja se pse i riu u hodh nga ura.