Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka deklaruar se lajmi për ndarjen e hershme nga jeta, të nxënësit të klasës XII/3 të Gjimnazit “17 Shkurti”, Tafil Bajrami, na tronditi thellë.
“Në këto momente të rënda, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, për mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”, gjithë shokëve e shoqeve të Tafilit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti ia shtoftë gajretin që të përballojnë këtë dhimbje.
Ngushëllime familjes Bajrami!
Ngushëllime mësimdhënësëve dhe nxënësëve të Gjimnazit “17 Shkurti”!”, ka shkruar ai.