Pagat bazë të mësimdhënësve në Kosovë janë më të dobëta se ato në Shqipëri e në Maqedoni Veriore.
Sipas Ymer Ymerit të SBASHK-ut, pa shtesat për përvojë pune e kualifikim, motrat edukatore paguhen 335 euro, edukatoret 387, mësimdhënësit në shkolla fillore 421 euro e ata në të mesmen 459-të.
Megjithatë, dallimi me Shqipërinë që grevat nuk ka pasur moti kohë, nuk është i madh. Mësuesit e ciklit të mesme të ulët në shkollat fillore, nisin nga 420 deri në 500 euro, teksa në shkollat e mesme pagat shkojnë nga 490 deri në 550 euro.
Një përqindje të vogël, mësuesve shqiptarë, paga iu rrit në korrik, derisa për inflacionin ende nuk u mblodhën të diskutojnë.
Por të sukseshëm me grevën e gjatë qenë kolegët e tyre në Maqedoni. Pezullimi për një kohë të gjatë u pasua nga një marrëveshje për rritje pagash, pas së cilës rroga është 477 euro në muajt në vijim.