Është fejuar ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti.
Lajmi është bërë i ditur nga vet ai me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ai i ka propozuar partneres së tij, Kaltrina Zeka, në një mënyrë të veçantë derisa ndodhen në pushime së bashku.
“Tha Po. Sot, i premtova Kaltrinës që do ta ndaj jetën me të deri në përjetësi. 23.07.2022”, ka shkruar ai.