Florin Krasniqi: Qe pse ia mora inat Albin Kurtit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së dhe sipërmarrësi kosovar në SHBA, Florin Krasniqi është duke folur në emisionin Pressing. Ai ka treguar arsyen pse ia ka marrë inat Albin Kurtit, ish-kryetarit të partisë së tij dhe kryeministrit aktual.

Krasniqi ka thënë se një prej arsyeve kryesore është se ai ia ka lëshuar në qafë aktivistët e VV-së ish-kryetarit të partisë, Visar Ymeri, kur ky i fundit ndau rrugët me Kurtin.

“Arsyeja pse unë jam inatos thellësisht me Kurtin, se nuk mundesh me ia lëshu krejt langojt e VV-së Visar Ymerit. Ai është kuadri më i mirë në Kosovë. Krejt langojtë e VV-së ia lëshoi Ymerit”, tha ai në T7.

Krasniqi ka thënë se Kurti është nuhatës i zoti i situatave.

“Albin Kurti është nuhatës i tmerrshëm i situatave. Askush sikur ai nuk i kupton gjërat”, ka thënë ai.

Ish-deputeti ka deklaruar se e ka mbështetur VV-në në momentet e saj më të vështira, edhe financiarisht, mirëpo tani, sipas tij, masa e VV-së nxitet kundër njerëzve që angazhohen në politikë, është shqetësuese.