Fadil Nura i dështuar, vazhdon të përvetësojë projektet e Bekim Jashari, promovon vazhdimisht ato

 

Kryetari formal i Skenderajt, Fadil Nura në mungesë të projekteve të tij si pasojë e keq-qeverisjes së tij dhe Sami Lushtakut po vazhdon të përvetësojë dhe promovojë tek publiku si suksese të tij projektet e ish Kryetarit Bekim Jashari, shkruan RTV Okarina.

Ai sot ka përuar parkingun nëntokësor mbrapa Shtepisë së Kulturës, projek ky të cilin e kishte filluar dhe gati përfunduar Bekim Jashari.

Në fakt qeverisje Lushtaku pas luftës atë pronë ia kishte dhënë një biznesi të afërt me ta për uzurpuar dhe për të vendosur një fushë nga llastiku, mjaft të rrezikshme dhe me pagesë.

Ish Kryetari Bekim Jashari atë pronë e kishte kthyer në pronë të komunës dhe kishte filluar ndërtimin e parkingut nëntokësor dhe fushave sportive mbi të.

Kjo është e verteta dhe këtë e dijnë shumë mirë qytetarët e Skenderajt.

 

Ky është njoftimi i komunës së Skenderajt:

Është lëshuar në funksion parkingu më i madh publik në komunën e Skenderajt, i cili do të mundësojë rregull më të madh në hapësira publike, pasi shumë vetura kanë shfrytëzuar për parking vende jo të përshtatshme, duke penguar edhe lëvizjen e qytetarëve.
Parkingu i qytetit që ndodhet prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është me dy nivele të parkimit, dhe kapaciteti i tij është për 260 vetura.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe u.d. Drejtori i Ndërmarrjes Lokale Publike, Liridon Fazliu, ndërmarrje kjo që e menaxhon këtë projekt, kanë vizituar sot hapësirat e parkingut dhe kanë parë nga afër kushtet të cilat i ofron ai.
Parkingu i qytetit do të zgjidh problemin me të cilin janë përballur qytetarët dhe pronarët e veturave, në këtë kohë kur edhe bashkatdhetarët kanë mësyrë vendlindjen për pushimet verore.