Kupa e Kosovës vazhdon të mbetet trofe i lakmuar nga klubet kosovare, sidomos pas pranimit në UEFA, pasi fituesi luan në garat evropiane.
E pikërisht stinori vjeshtor në futbollin vendor do të fillojë me ndeshjet e 1/8 të Kupës së Kosovës, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta.
Të shtunën Gjilani pret Dukagjinin, ndërsa po në këtë ditë do të luhen edhe ndeshjet 2 Korriku – Ramiz Sadiku, Onix – KEK-u dhe Ulpiana – Arbëria.
Të dielën do të luajnë Prishtina – Drenica, Ballkani – Malisheva dhe Fushë Kosova – Drita. Ndërsa të hënën është vetëm një takim, ku Ferizaj do të pres Llapin, që do të tentojë ta mbrojë trofeun e fituar vitin e shkuar.