Blehen edhe 300 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech

 

Bashkimi Evropian ka blerë edhe 300 milionë doza të tjera të vaksinave kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, duke e dyfishuar numrin aktual të tyre.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media, ka thënë se kanë bërë një program për shpërndarjen e vaksinave të reja në mesin e kritikave që kishin marrë më herët se vaksinat tjera janë dhënë shumë ngadalë.

Von der Leyen tha se 75 milionë doza të vaksinave do të jenë të pranishme në tre mujorin e parë të vitit 2021 dhe pjesa tjetër e tyre do të shpërndahet në tre apo katër mujorët tjerë.

 

 

“Ne tashmë kemi një kontratë, kështu që nuk do të ketë negociata të gjata, është një vaksinë e provuar, kështu që autorizimi është i kryer, vendet anëtare e dinë vaksinën kështu ato e dinë logjikën prapa saj, prandaj sjell siguri për planifikimin, dhe krijon një vrull shtesë për vaksinimin në Evropë”, tha Von der Leyen.

/RTV-Okarina/