Xhiro e 12-të në Premier League

Premier League angleze këtë fundjavë ka kompletuar ndeshjet e xhiros së 12-të, me Chelsean, Manchester Cityn, e Liverpoolin që realizusn fitore bindëse, kurse Manchester United e Arsenali zhgënjyen.
Chelsea arriti të merrte një fitore bindëse kundër Leicester Cityt me rezultatin 3-0 si musafire në “King Power Stadium” falë golave të Ruediger, Kante e Pulisic dhe kështu ruan vendin e parë në tabelë.
Fitore të thellë realizoi dhe Manchester City i Guardiolës që mundi 3-0 Evertonin e Benitezit në një ndeshje që ngjasonte më shumë me një stërvitje.
Golat për “Citizëns” u shënuan nga Raheem Sterling, Rodri dhe Bernardo Silva dhe kështu ndjekin kreun e tabelës hap pas hapi.
Liverpooli nuk tregoi aspak mëshirë për Arsenalin duke e turpëruar si me rezultat ashtu edhe me lojë.
“The Reds” mundën “Gunners” me rezultatin 4-0 me golat e Mane, Jota, Salah e Minamino dhe duket se edhe shkarkimi i Artetës është shumë afër.
Manchester United humbi 4-1 kundë Watford, humbje kjo që shkarkoi trajnerin e Manchester Unitedit, Solskjaer.
Golat për Verdhezinjët u shënuan nga King, Sarr, Joao Pedro dhe Dennis, kurse për musafirët realizoi van de Beek.
Rezultatet tjera:
Wolves 1-0 West Ham
Norwich 2-1 Southampton
Newcastle 3-3 Brentford
Burnley 3-3 Crystal Palace
Aston Villa 2-0 Brighton
Tottenham 2-1 Leeds
Pesë vendet e para në tabelë:
1. Chelsea 29 pikë
2. Manchester City 26 pikë
3. Liverpool 25 pikë
4. West Ham 23 pikë
5. Arsenal 20 pikë.
\RTV-Okarina\