Janë arrestuar dy persona në Gjilan pasi kanë kundërshtuar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Një pjesëtar i policisë dhe njëri nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çfarë edhe kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit
Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.7 gramë substancë narkotike lloji marihuanë, 0.7 gramë substancë narkotike lloji kokainë, 402 (katër qind e dy) €, një pistoletë me gaz, një karikator me katër fishekë me gaz, një peshore digjitale, katër qese plastëmasë me mbështjellëse telefoni dhe një kovë plastike me mbështjellëse telefoni.
Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet. /RTV-OKARINA