Në 24 orët e fundit në Kosovë, tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 181 raste të reja të infektuara me këtë virus, kjo gjë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515. /rtv-okarina