Zyrtare: Toni Domgjoni transferohet në kampionatin holandez

 

Toni Domgjoni është shqiptari i rradhës që do të veshë fanellën e skuadrës holandeze Vitesse.

Pas Milot Rashicës dhe Armando Brojës i cili u aktivizua në këtë sezon, skuadra e njohur holandeze ka prezantuar sot në selinë e klubit mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, Toni Domgjoni.

 

 

Mesfushori 22-vjeçar vjen nga Zurichu ku është aktivizuar për katër sezone dhe ndërmerr një hap të madh të karrierës duke shkuar me një kampionat të madh si ajo e Holandës.

Domgjoni është aktivizuar me moshat e Zvicrës nga U-18 deri tek U-21 dhe me fanellën e Zurichut në këtë sezon ai ka luajtur në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste.