Sami Sermaxhaj është prezantuar zyrtarisht trajner i Kf “Drenica” në stadiumin “Bajram Aliu, në Skenderaj, gjatë orës 13:00.
Tekniku i njohur kosovar do ta zëvendësojë në krye të stolit Bledar Devollin i cili ka dhënë dorëheqje pak ditë më parë.
Sermaxhaj do të tentojë t’i shpëtojë ‘kuqezinjtë’ nga rënia drejt Ligës së Parë.
Drenica me 27 pikë ndodhen në pozitën e nëntë të renditjes, e cila i dërgon në një rang garash më poshtë.
/RTV-Okarina/