Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë masat e reja kundër Covid-19.
Ky vendim tashmë është publikuar edhe në web-faqen e Kryeministrit të vendit.
Sipas këtij vendimi, nga nesër do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë që nga nesër, pra 7 prill
deri me 18 prill 2021, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take away”.
Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.
Mbyllen qendrat tregtare nga 7 deri më 18 prill. Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit. Mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.
Më poshtë keni vendimin e plotë: