Interi e ka zyrtarizuar sot Simone Inzaghin si trajner, por ai punën do ta fillojë muajin tjetër.
Inzaghi ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me kampionët e Serie A, pasi largimit të Antonio Contes edhe pse kishte fituar Scudetton.
Inzaghi arriti në Milano këtë mëngjes dhe u takua me Steven Zhang në Appiano Gentile. Klubi më pas e konfirmoi emërimin e tij me një deklaratë zyrtare.