Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar nga detyra e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin.
Në vend të Bytyqit, sekretar i ri është emëruar punonjësi në këtë ministri, Zymer Abdullahu.
Sekretari në largim, Izedin Bytyqi është akomoduar si drejtor në njërin nga departamentet e kësaj ministrie.
Nuk janë dhënë ende detaje për këto lëvizje në MI, por ajo çfarë dihet është se Izedin Bytyqi njihet si person i afërm me Abrashin dhe lëvizjet mund të jenë të dakorduara për plane më afatgjata.
/RTV-Okarina/