Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuatr se është shkatërruar një laborator i substancave narkotike në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut.
Sipas tij, janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar. Për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona.
“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi. Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar. Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.