Zhgënjen Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur minimalisht nga Greqia me rezultat 0-1 në “Fadil Vokrri”.

Një Kosovë pa ide u pa në këtë ndeshje dhe nuk e kishte forcën për të dominuar dhe mposhtur grekët.

Golin e vetëm për musafirët e shënoi Tasos Bakasetas në minutën 36′.

Një nga futbollistët më të dalluar te “Dardanët” ishte Edon Zhegrova, i cili u mundua t’i jepte ritëm sulmit kosovar, kurse dy nga figurat tragjike ishin Fidan Aliti e Arijanet Muric, të cilët u ndëshkuan me karton të kuq dhe do të mungojnë kundër Irlandës së Veriut.