Zgjidhet drejtoi i ri i Policisë së Kosovës

 

 

Pas rreth tre muajve si ushtrues detyre i kësaj pozite, Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.

 

 

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti, gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vjet me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në misionin e OKB-së në Afganistan”, thuhet në biografinë e Mehmetit.

/RTV-Okarina/