Kandidati për President në Francë Eric Zemmour, ka bërë disa deklarata kontraverse drejtuar komunitetit mysliman në këtë vend.
Një nga to është se nëse ai do të bëhej president s;do të ketë Muhamet në Francë
“Nëse unë do të bëhem president, një qytetar i Francës nuk do të ketë të drejtë të ia vinte emrin fëmiut të vet Mohammad (Muhamed).
Zemmour tregohet i ashpër në retorikën e tij pasi që thotë se shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë.
“Pse ju ndaloheni 17 herë? Kur ju jeni arab apo i zi? Pse? Sepse shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë? Kështu është. Është një fakt”.
Tutje thotë se një mysliman për të qenë i mirë duhet të jetë xhihadist.
“Secili mysliman, e thotë apo duhet të jetë xhihadist për të qenë mysliman i mirë”.
Kandidati për president të Francës ka një gjuhë ashpër edhe ndaj emigrantëve.
Ai thotë se ata janë vrasës dhe hajna.
“Emigrantët e pashoqërur sikurse edhe emigrantët e tjerë nuk kanë punë. Ata janë hajna dhe vrasës”.
Eric Zemmour, llogaritet si kundërkandidati më serioz i presidentit aktual Emmanuel Macron.
\RTV-Okarina\