Zemaj shpreh falenderim ndaj kryetarit të FFK-së për punën dhe bashkëpunimin e tij

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur që ai ka zhvilluar një takim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Zemaj tregoi se në këtë takim u diskutua për organizimin sa më të mirë të ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen.

“Takimi në Federatën e Futbollit të Kosovës, është vizitë për të shprehur mirënjohje për punën e madhe që ka bërë kjo federatë për futbollin dhe ndërkombëtarizimin e Kosovës në skenën sportive. Gjithashtu diskutam edhe për organizimin sa më të mirë të ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen.

 

 

E falënderoj kryetarin e FFK, z. Ademi, për punën e madhe që bëhet këtu, në të njëjtën kohë, nderim për bashkëpunimin në kohë pandemie, kur sporti ishte i goditur në veçanti.

Shëndeti i qytetarëve në këtë kohë mbetet prioritet yni i përbashkët dhe përgëzoj futbollistët dhe futbolldashësit për disiplinën dhe bashkëpunimin. Bashkë ia dalim!”, shkruan Zemaj.

/RTV-Okarina/

Takimi në Federatën e Futbollit të Kosovës, është vizitë për të shprehur mirënjohje për punën e madhe që ka bërë kjo…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, February 2, 2021