Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është regjistruar në listën e deputetëve për Legjislaturën e Tetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të gjashtën herë me radhë.
Zemaj ka thënë se aq sa ndihet krenar, po njësoj ndihet edhe detyrues ndaj çdo vote dhe qytetari.
“Për herë të gjashtë deputet, në vendin ku ligjvënësit vihen në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.
Sot e gjithmonë, sa krenar, aq detyrues ndaj çdo vote dhe qytetari në rrugën e shtetndërtimit. Faleminderit!”, shkroi ai.
/RTV-Okarina/
Për herë të gjashtë deputet, në vendin ku ligjvënësit vihen në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.
Sot e gjithmonë,…
Posted by Armend Zemaj on Thursday, March 18, 2021