Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në Komisionin për Shëndetësi, kritikoi qeverinë e Kosovës se ua la fajin opozitës, qytetarëve dhe IKSHP-së për rritjen e infektimeve me koronavirus.
“Imazhi është i keq brenda, imazhi është lëndu edhe jashtë. Shtetet mike e kanë vendosë Kosovën në lista të zeza, mbi të gjitha edhe si pjesë armiqësore e shpërndarjes së infeksionit, sidomos shtetet evropiane ku mërgata jonë është në numër më të madh.
Ky besim është lëndu, sidomos me shtetet që kemi pasë donacione në të kaluarën. Mendoj që përgjegjësia është politike. Kush është në këtë mes? Pse ka interes që të hudhet topi një herë të qytetari, një herë te opozita faktikisht, te qytetari dhe IKSHP. Këto duhet t’i dëgjojmë nga ministri dhe të shohim cila është përgjegjësia ekzekutive në menaxhimin e kësaj situate“, tha Zemaj.
\RTV-Okarina\