Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij janë ndarë 1.500 specializime.
Ai sot ka treguar se nga 550 specializantë, 280 në fusha specialistike të stomatologjisë dhe 270 në mjekësi të përgjithshme si “specializant me vetëfinancim”, do të kenë financim nga Ministria e Shëndetësisë me përkrahje të Qeverisë.
Ai ka thënë se këta specializantë do të marrin paga ndërmjet fondit për subvencione, me qëllim që ata ta përballojnë më lehtë të gjithë procesin e specializimit, deri në përfundim të programit.
“Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm, duke ndarë 1.500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet.
Duke uruar për këtë arritje specializantët e rinj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësorë, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane”, shkruan Zemaj në llogarinë Facebook.
/RTV-Okarina/
Ky është postimi i plotë i Zemajt.
Mjekët e rinj që kanë filluar me programin e specializimit, sipas specializimeve të ndara nga Ministria e Shëndetësisë,…
Posted by Armend Zemaj on Monday, February 1, 2021