Zeka: Parakusht për integrim në BE janë marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore

 

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se vendosja e masës tarifore prej 100% ndaj Serbisë në vitin 2018 dhe zëvendësimi i saj me reciprocitetin ka nxitur reagime nga partnerët ndërkombëtar.

Tutje, ai tha se Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të orientuara për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore që është edhe parakusht për integrimin në BE.

Edhe pse sipas tij, paralajmërimi i Qeverisë për vendosjen e serishme të taksës në aspektin ekonomik do të kishe përfitime ngjashëm siç ka pasur gjatë viteve 2018-2019.

“Duke i ditur reagimet që partnerët tanë ndërkombëtar kanë pasur në vitin 2018 pas vendosjes së masës tarifore prej 100% karshi dy shteteve të Ballkanit Perëndimor po edhe më vonë zëvendësimit të saj me reciprocitetin që po ashtu ka nxitur të njëjtin reagim edhe kërkesën për shfuqizim e çfarëdo barriere qoftë tarifore atëherë natyrisht që nuk do të duhej të mendohej për masa të tilla të cilat do të mund të nxisnin reagim të njëjtë”.

“Tek e fundit edhe Kosova dhe shtetet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore që është e dhe parakusht për integrimin në BE”.

Më tej, ai tha se problemet që ekzistojnë ndërmjet shteteve të Ballkanit në aspektin e tregtisë duhet të zgjidhen përmes mekanizmave që janë paraparë me marrëveshjen CEFTA-s, raporton EO.

“Të gjithë problemet të cilat ekzistojnë në tregtinë ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor përfshirë edhe Kosovën me partner të tjerë duhet të zgjidhen përmes mekanizmave që janë paraparë me marrëveshjen CEFTA në këtë rast ose edhe me marrëveshje të tjera në se po flasim për marrëveshje për tregti të lirë përtej shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor”.

 

 

“Masa të tilla të njëanshëm nuk janë zgjidhje dhe nuk i shërbejnë marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Në aspektin ekonomik natyrisht që do të kishe përfitime ngjashëm siç ka pasur në vitin 2018-2019 ku në të gjitha aspektet e tjera negative mbipeshojnë në çfarëdo përfitimi të mundshëm afatshkurtër”, tha Zeka për EO.

 

\RTV-Okarina\