Zeceviç: Çelësi i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi është në Washington, BE-ja s’ka fuqi

 

Sa herë flitet për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë shtrohet pyetja nëse Brukseli ka fuqi për të shtyrë palët drejt finishit.

Profesori i Institutit për Studime Evropiane në Beograd, Slobodan Zecevië, në një intervistë për TV K1, ka thënë se Brukseli s’ka fuqi për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi dhe se çelësi është Washingtoni.

Sipas profesorit serb, Bashkimi Evropian ka kontribuar në mënyrën se si Kosova sillet në dialog, derisa kujton kohën e heqjes së taksës si pasojë e presionit të Administratës së Trump.

 

“Unë mendoj se shqiptarët kanë një trajtim të veçantë në publikun evropian, ku opinioni i tyre është që ata janë viktima, dhe ata e kane ndjekur politikën e pastër të Kosovës për dekada”, ka thënë Zecevië.

Ai tutja ka folur për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me Kosovën, duke thënë se është një prej çështjeve jetike në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“BE’ja duhet të përshpejtojë procesin për anëtarësimin e Serbisë, pavarësisht nëse zgjidhet ose jo çështja e Kosovës, kjo nuk varet vetëm nga ne”, ka shtuar tutje.

 

\RTV-Okarina\