Zbulohet paga marramendëse që Franck Kessie po i kërkon Milanit për ta vazhduar kontratën

Klubi i Milanit është para një situate aspak të mirë në lidhje me vazhdimin e kontratës me mesfushorin, Franck Kessie, shkruan RTVOKARINA.

‘Rosonerët’ kanë rritur ofertën e tyre në 6.5 milionë euro, por agjenti i Kessies po kërkon 9 milion euro në sezon që klienti i tij ta vazhdoj bashkëpunimin me Milanin.

Kjo shumë është e papërballueshme për ‘Kuqezinjtë’, por ata do të mundohen ta bindin Kessien që të nënshkruaj kontratën para se ai të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Mundësia e vetme e Milanit për të marrë para nga Kessie do të ishte shitja në janar, me Manchester United, Arsenal dhe Paris Saint-Germain që besohet të jenë të interesuar për yllin e kuqezinjve./RTVOKARINA/