Zbulohen shifrat që VIP-at përfitojnë nga Instagrami

Rrjeti social “Instagram”, sot është kthyer në një biznes fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit.

Gazetari i njohur shqiptar, Eraldo Rexho së fundmi ka treguar se pas pandemisë ka nisur të funksionojë strategjia e marketingut digjital, ku personazhe të njohur reklamojnë diçka në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Sipas gazetarit fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro.

 

“Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun oniline dhe perzonazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji. Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Inststagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për story dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”, tha ai në “Wake Up.”

 

Ndër të tjera ai shtoi se nëse një personazhi publik do t’i vidhej Instagrami do të ishte fundi i botës për të.

“Nëse flasim për personazhe që arkëtojnë 5000 euro, mund të themi që është fundi i botës”, tha ai.

 

Ndërkohë në emision ishte e ftuar edhe Monika Lubonja, të cilës së fundmi i është vjedhur llogaria e saj në Instagram. Ajo e cilësoi rrjetin social si një “mjet jetese” në ditët e sotme.

“Me të vërtetë nga një anë Instagram bën një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shafqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese”, tha aktorja.