“Miss Universe Albania&Kosovo” rikthehet në korrik me dy netë speciale në datat 8 dhe 9.
Siç bëhet e ditur, në natën e parë do prezantohen konkurrentet dhe çmimet speciale kurse në natën e dytë do mbahet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.
Më 9 korrik, në natën finale do të marrin pjesë edhe disa nga të famshmit shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.