Policia e Kosovës për lajmi.net ka zbardhur detaje lidhur me alarmin për bombë sot në Stacionin e Autobusëve.
Policia në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë mjet të dyshimtë, derisa kanë treguar si ka ndodhur rasti,
“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.”, thotë policia.
Në konfimimin e Ahmetit gjithashtu thuhet se hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”rtvokarina/