Zabergja ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës U21

Sulmuesi i skuadrës sonë – Drenica, Baton Zabergja, është ftuar nga perzgjedhësi i Përfaqësuesës së Kosovës U21, Michael Nees, për ndeshjen ndaj Shqipërisë U21, e cila zhvillohet me 16 nëntor në Stadiumin “Fadil Vokrri:, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Dardanët U21 grumbullohen më 8 nëntor, kurse ndeshja fillon nga ora 19:00.
Kosova U21 dhe Shqipëria U21 ndodhen së bashku në grupin G, ku kuqezinjët në katër ndeshje kanë marrë 9 pikë, kurse “Dardanët: U21 kanë marrë vetëm 3 pikë në katër ndeshje.
Zabërgja deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës U21 dhe është në kërkim të golit të parë.
\RTV-okarina\