Mesfushori brazilian i Drenicës, Denisson Silva, pritet të jetë afrimi i radhës i Dinamos për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Bëhet fjalë për një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar gjatë vitit 2021, teksa ka shkëlqyer me skuadrën e Drenicës në Superligën vendëse.
Madje, ai ka qenë për një periudhë të shkurtër edhe nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli, i cili drejtoi Drenicën në vitin e kaluar dhe tashmë është krahu i djathtë i Shkëmbit te blutë e kryeqytetit.
Denison ka shpërthyer në pjesën e parë të këtij sezoni me disa gola spektakolarë. Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare ofensive, që e “blindon” tashmë këtë repart te blutë.
Panorama Sport mëson se braziliani ka mbërritur në kryeqytet dhe dje ka dalë në stërvitje me Dinamon, që prej pak ditësh po stërvitet në Durrës.
Përveç Drenicës ku luajti një vit, braziliani ka qenë pjesë e klubit portugez Sporting Braga për tri sezone, ndërsa është formuar si lojtar në vendin e tij me klubin Itabaiana SE.
Denison do të formojë mesfushën me Lilajn dhe Demirin, duke shtuar konkurrencën në një repart ku kandidat për të qenë titullar është pa diskutim edhe Sidibe.transmeton rtvokarina