“BKT” Superliga e Kosovës në futboll këtë fundjavë ka zhvilluar xhiron e 14-të, ku nuk kishte shumë befasi.
Fitoren më të bujshme këtë xhiro e shënoi Llapi i Batatinës që mposhti 4-1 me një përmbysje të çmendur Ballkanin e Bekim Isufit.
Gjilani mori kreun pas fitores kundër Ulpianës, kurse Drita mundi me shumë vështirësi minimalisht Drenicën.
Fitore minimale regjistroi dhe Malisheva si musafire e Feronikelit, kurse Prishtina u ndal nga Dukagjini në barazim pa gola.
Rezultatet
Tabela
\RTV-Okarina\