Wizzair do jetë vetëm 19 euro,Linjat e reja nga Kukësi-Europ

Kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED – Flatrat e Veriut” në Kukës, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se fillimisht këto linja do të jenë dy herë në javë, shkruan rtvokarina.

Linjat e reja nga Kukësi do të jenë për Vjenë, Memingen, Kalstrue dhe Basel. Gjithçka nis nga muaji maj

Kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë me djemtë e Londrës. Ai tha se përpos tre shteteve ku do të nisin fillimisht fluturimet Wizzair synohet edhe Britania e Madhe. 4 destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Rama shtoi se nuk do i ndahet Kukësit derisa djemtë e Londrës të kenë fluturimet e tyre me tarifa simbolike. Ai u ndal te akuzat e shumta duke theksuar se në fund fjalët i merr era dhe fjalët e mira mbeten, ndërsa theksoi se kosto e udhëtimit me Wizzair do jetë vetëm 19 euro./rtvokarina/