Përshkak të lëshimit në protokoll, Vushtrria ka humbur me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndaj Arbërisë, të cilën e kishte fituar në fushë me shifrat 5:0.
Kështu 3 javë para fundit të kampionatit, Ferizaj ka 9 pikë më shumë se vushtrriasit dhe epërsi në ndeshje direkte, andaj tashmë është i konfirmuar rikthimi i tyre në Superligë pas 2 edicionesh në Ligën e Parë.
Kështu Ferizaj dhe Trepça ’89 konfirmohen si skuadrat që do jenë pjesë e elitës teksa në barazh me 99% të gjasave mes tyre do ndeshen Liria dhe Vushtrria.